Komuna e Lipjanit ndalon mjetet piroteknike për festat e fundvitit

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka marrë vendim që të ndalojë ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit, në hapësirat publike të Komunës së Lipjanit si dhe në zonat e banuara përveq në hapësirën e tregut të gjelbër që gjendet në rr. “Xhavit Kozhani”, në Lipjan.

“Ndalimi i ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike bëhet më qëllim të sigurisë së qytetarëve, mbrojtjes së ajrit dhe mjedisit në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve” thuhej në njoftim.

Të ngjashme