Komuna e Lipjanit nënshkruan marrëveshje me QKSS-në për “Nxitjen e Marëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndëretnik”

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi, sot së bashku me përfaqësuesin e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Shpat Balaj, kanë nënshkruar e marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e projektit “Nxitja e Marëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndëretnik në Kosovë”.

Me këtë rast, nënkryetari Diamant Bytyqi, ka mirëpritur bashkëpunimin me QKSS-në për realizimin e këtij projekti i cili ka për qëllim promovimin e marëdhënieve dhe bashkëpunimin më të mirë ndëretnik në komunën e Lipjanit.

Në të njejtën kohë nënkryetari Bytyqi, ka ofruar mbështetje insitucionale në realizimin e aktiviteteve që dalin nga kjo marrëveshje, thuhet në një njoftim të Komunës së Lipjanit.

Të ngjashme