Komuna e Malishevës subvencionon bujqit me 300 mijë euro, nga viti tjetër vlera shkon në një milion

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Malishevës ka miratuar një rregullore sipas së cilës do të subvencionohen bujqit e kësaj komune.

Murat Hoxha, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, ka treguar se bëhet fjalë për një vlerë prej 300 milionë euro.

“Jemi ndër komunat e para në Kosovë   që kemi bërë një rregullore ku specifikohen të gjitha subvencionet dhe grantet e cila është e bazuar në ligjet në fuqi të Ministrisë së Bujqësisë”, është shprehur Hoxha në Portofol në Klan Kosova FM.

“Rregullorja i ka kaluar të gjitha procedurat dhe është votuar në asamblenë komunale. Vendimi i parë është subvencionimi i qumështit më 0.3 centë për litër, pastaj subvencionohen bletarët, si dhe fermerët po ashtu me pajisje bujqësore”.

Nga viti tjetër, ai ka treguar se vlera e subvencioneve komunale do të shkojë në një milion euro.

Të ngjashme