Komuna e Prishtinës sivjet nis vizitat te shtatzënat dhe fëmijët deri në 3 vjeç, synim parandalimi i sëmundjeve

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 08:06 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë se këtë vit ka filluar programi “vizitat shtëpiake për gratë shtatzëna dhe fëmijë deri në 3 vjeç”, ndërsa synojnë që për një t’i kryejnë rreth 12 mijë vizita, raporton Ekonomia Online.

Sadiku për Ekonomia Online tha se përkundër që Prishtina ka mungesë të kapaciteteve njerëzore, janë të bindur në suksesin e këtij programi. Thotë se synim kanë parandalimin e sëmundjeve.

Ai thotë se në këtë program do të jetë e përfshirë e tërë Prishtina me fshatrat përreth. 

“Përkundër vështirësive që ka sidomos kapacitet njerëzore, ne kemi vendosë me fillu këtë program duke parë rëndësinë e tij që ka për arsye se ky program parasheh sistemin e parandalimit të sëmundjeve”, tha Sadiku.

Sadiku gjithashtu theksoi se ky program ka kushtuar diku rreth 450 mijë euro por që nuk mund të vlerësohet saktë për shkak se është viti i parë.

“Programin ne e kemi ndarë si fond diku rreth 450 mijë euro prej Ministrisë së Shëndetësisë si fond që ka ndarë Ministria për këtë projekt për Prishtinën, sa do të kushtojë është viti i parë i punës tonë dhe në fund të vitit ne do ta japim një kalkulim”, tha drejtori i shëndetësisë.

“Në këtë program do të jetë e përfshirë e tërë Prishtina, pra bashkë me fshatrat e saj dhe në muaj parashihen që të bëhen 12 mijë vizita, pasi në Prishtinë numri i të lindurve për një muaj shkon deri në 4 mijë”, u shpreh Sadiku.

Të ngjashme