Komuna e Prishtinës synon mbjelljen e mbi 1 milion fidanëve, Rama: Do të shtohen hapësirat e gjelbërta në kryeqytet

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 13:56 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me Drejtoreshën e Parqeve, Donika Çeta, si dhe nxënës e mësimdhënës të shkollës fillore të mesme “Dardania” i janë bashkuar aksionit të mbjelljes së luleve dhe fidanëve, raporton Ekonomia Online.

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se do t’i japin prioritet mbledhjes së drunjve në Prishtinë, derisa tha se hapësirat e gjelbërta do të shtohen në kryeqytet.

“Sot kemi ditën e pranverës, dita e fillimit të mbjelljeve të luleve e drunjve të ndryshëm. Gjendemi këtu në Dardani për me festu ditën e pranverës dhe është fillimi i mbjelljeve. I kem 1 milion e 200 mijë fidanë të cilat kanë rritur në hortikulturë. Këtë vit i kemi edhe 400 mijë fidane shtesë të vitit të kaluar. Këtë vit po ashtu jam edhe me drejtoreshën e Hapësirave Publikeve dhe Parqeve, Donika Qeta e cila është arkitekte e pejsazheve. Prej tash e tutje aspekti i mbjelljeve i dizajnimeve të hapësirave publike do të merret në mënyrë më profesionale, do të dizajnohen po ashtu krijimi i hapësirave shtesë të gjelbërta në Komunën e Prishtinës”, tha Rama.

Drejtoresha e Hapësirave Publikeve dhe Parqeve, Donika Çeta, tha se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ajo tha se përpos luleve, do të mbillen shkurre e drunjë e do të bëhet zgjerimi i sipërfaqeve edhe në disa lagje tjera.

“Dita e pranverës shënon fillimin e mbjelljes. Mbjelljet do të vazhdojnë edhe në ditët më tutje. Përpos luleve di të mbillen edhe shkurret e drunjtë, e ku kemi bërë planin e veprimit, do të bëhet zgjerimi i sipërfaqeve gjelbëruese edhe në lagjet “Arbëria” dhe “Mat””, tha ajo.

“Do të bëhet projektimi i hapësirave, që nuk është bërë viteve të kaluara. Në bazë të projektit do të caktohen bimësia e llojit të shkurreve dhe drunjëve. Këtë na imponon edhe toka edhe hapësira dhe do të shkojmë sipas projektimit”, tha ajo.

E drejtori i Hortikulturës, Isak Rakovica, tha se këtë vit i kanë 400 mijë lule më shumë që do të mbillen, derisa tha se do të kenë një vizion tjetër për Prishtinën.

Të ngjashme