Komuna e Prishtinës vazhdon afatin për aplikim në lëmin e shpezëtarisë

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës njofton të gjithë përfaqësuesit e fermave komerciale që posedojnё pula vojse në territorin e Komunës së Prishtinës se vazhdohet afati i aplikimit për përkrahje në formë të pagesave direkte në lëmin e shpezëtarisë.

Me këtë rast, Komuna e Prishtinës ka përcaktuar edhe kriteret që duhen plotësuar.

– Aplikuesi duhet të ketë fermën (objektin) në territorin e komunës së Prishtinës dhe të jetë banorë i saj;

– Përfitues mund të jenë fermerët e fermave që kanë 2000 deri 6000 copë pula për vezë;

– Do të subvencionohen fermat me pagesa direkte;

– Ferma duhet të jetë e regjistruar.

Dokumentacioni i nevojshëm:

– Kopja e çertifikatës së biznesit;

– Çertifikata e numrit fiskal;

– Kopja e letërnjoftimit të personit të autorizuar (përfaqësues i biznesit);

– Konfirmimin nga banka për llogarinë bankare;

– Dëshmi për numrin dhe origjinën e pulave vojse (faturën);

– Dëshmi mbi gjendjen shëndetësore të pulave, të lëshuar nga autoriteti kompetent (AUVK).

Të ngjashme