Komuna e Prizrenit nisë zbatimin e buxhetimit me pjesëmarrje, Zhuri në mesin e përfituesve

Prizren | 06 Qer 2023 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prizrenit do të fillojë zbatimin e një pilot-projekti të buxhetimit me pjesëmarrje që organizohet për herë të parë nga Komuna e Prizrenit që nga viti 1999.

Programi i USAID Kontrata Sociale e ka përzgjedhur Prizrenin në mesin e komunave për ta implementuar këtë projekt që aplikohet në shumë vende të botës demokratike dhe po zbatohet me mbështetjen e USAID në Kosovë.

Qytetarët e tri lokaliteteve të përzgjedhura këtë viti si Zhuri, lagjia Kurillë dhe Reçani do të kenë mundësi përmes pjesëmarrjes aktive të propozojnë ide dhe të votojnë për projektin më të mirë

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë” është sllogani i fushatës që ka për qëllim t’i nxis qytetarët e këtyre vendbanimeve për t’u përfshirë aktivisht dhe në mënyrë demokratike të propozojnë dhe të votojnë ata për projektin më të mirë.

Në fund, Komuna e Prizrenit do ta përfshijë për financim në buxhetin e vitit 2024.

Takimi i parë me qytetarë do të mbahet në Zhur, nesër – e mërkurë (7 qershor 2023) duke nisur nga ora 18:00, në shkollën fillore “Dëshmorët e Zhurit”.

Të ngjashme