Komuna e Rahovecit nënshkruan marrëveshje financimi me Ministrinë e Mjedisit

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshje financimi për Komunën e Rahovecit me z. Fatmir Matoshi, ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Sipas kësaj marrëveshjeje, do të financohet projekti i rregullimit të shtratit të lumit nga Hoça e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac e deri në Krushë të Madhe!

Gjatësia e trajtimit të shtratit të lumit është 7,600 metra, ndërsa me këtë projekt synohet të zgjidhet problemi i vërshimeve, trajtimi i ujërave të zeza (kolektori) si dhe rregullimi i mjedisit përgjatë shtratit të lumit. Veç tjerash, në këtë projekt të cilin e ka hartuar Komuna e Rahovecit, parashihen edhe urat, stazat për ecje si dhe ndriçimi në pjesët e banuara.

Ministria për sivjet i ka ndarë 150,000 € për këtë projekt, ndërsa nga ministri Matoshi kemi marrë zotimin se do të planifikohet buxhet edhe për vitin tjetër me qëllim që ky projekt i rëndësishëm në fushën e mjedisit të përfundohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme