Komuna e Suharekës lëshon parkingun për mërgimtarët

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Mërgimtarët mund ta shfrytëzojnë deri më 20 janar të vitit 2020 parkingun në komunën e Suharekës për të kryer shërbimet e tyre administrative.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komunë, Bali Muharremaj.

Ai tha se si komunë janë në dispozicion që të ofrojnë shërbime brenda kornizave ligjore.

Postimi i plotë:

Deri më 20.01.2020, parkingu në oborrin e komunës do të jetë i shfrytëzueshëm për mërgimtarët tanë, të cilët do të mund t’i kryejnë shërbimet e tyre administrative.

Ne jemi në dispozicion si institucione që t’i ofrojmë shërbimet brenda kornizave ligjore.

Bali Muharremaj

Fotografia e Bali Muharremaj
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme