Komuna e Vushtrrisë dhe CITY College ndajnë 10 bursa për studentët vushtrrias

Vushtrri | 27 Maj 2023 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë dhe University of York, Erope campus, City Collage, në Selanik, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi për 10 bursa studimi për studentët vushtrrias.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Idrizi ka thënë se 5 nga këto bursa janë të plota 100 për qind dhe mbulohen 50 për qind nga Komuna e Vushtrrisë dhe 50 për qind nga CITY COLLAGE, në Drejtimin e shkencave kompjuterike.

Postimi i plotë:

3 bursa për nivelin (Bachelor), dhe 2 bursa për studimet post-universitare (Master) në drejtimet:

-Msc në zhvillimin e ueb-it dhe aplikacioneve mobile;

-Msc në intelegjencën artificiale dhe shkencën e të dhënave.

5 bursat tjera mbulohen 50% nga City Collage dhe 50% nga vetë studenti. Këto bursa ofrohen në nivelet Bachelor dhe Master, Administratë të biznesit dhe ekonomisë, si dhe Bachelor-Psikologji.

Për mënyrën e aplikimit dhe fushat më specifike të studimeve do të njoftoheni me kohë nga Drejtoria e Arsimit.

Arsimi mbetet prioriteti im, dhe ky përbën një hap shumë të rëndësishëm për studentët vushtrrias

Të ngjashme