Komuna e Vushtrrisë ndalon mjetet piroteknike për festat e fundvitit

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë vendim që të ndalojë ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit, në hapësirat publike të Komunës së Vushtrrisë si dhe në zonat e banuara, rrugë, sheshe, tregje etj.

Sipas këtij njoftimi ndalesa vlen për periudhën nga data 21.12.2022 deri më 01.01.2023, me përjashtim të datës 31.12.2022, nga ora 23:00 deri në 00:30 të datës 01.01.2023.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në autorizimet ligjore, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, më datë 19.12.2022, ka nxjerrë

URDHËRESË PËR NDALIMIN E PËRDORIMIT TË MJETEVE PIROTEKNIKE,

me të cilën ndalon ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në zonat e banuara, rrugë, sheshe, tregje etj.

Ndalesa vlen për periudhën nga data 21.12.2022 deri më 01.01.2023, me përjashtim të datës 31.12.2022, nga ora 23:00 deri në 00:30 të datës 01.01.2023.

Personat që bien në kundërshtim me këtë urdhëresë do të ndëshkohen sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme