MMPHI nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka pritur kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, te cilët kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi, për “Rregullimin e shtratit të lumit Silnica” dhe “Zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit”.

Postimi i plotë:

MEMORANDUME BASHKËPUNIMI ME MINISTRINË E MJEDISIT, PLANIFIKIMT HAPËSINOR DHE INFRASTRUKTURËS

Në ambientet e MMPHI-së u mirëpritëm ngrohtësisht nga ministri z. Liburn Aliu, në ç’rast nënshkruam dy memorandume bashkëpunimi, “Rregullimi i shtratit të lumit Silnica” dhe “Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit”.

Falemnderit për pritjen dhe bashkëpunimin ministër Aliu.

Të ngjashme