Komuna e Vushtrrisë organizon gara të shahut për nxënës, Idrizi: Do të vazhdoj të mbështes më të vegjëlit e komunës

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë për nder të festave të marsit ka organizuar gara të shahut për nxënësit e klasëve të para deri në klasën e pestë.

I pari i kësaj komune, Ferit Idrizi në një postim në facebook ka treguar se “kundërshtarë” i kishte nxënësit dhe tha su u mahnit me talentin e tyre.

Idrizi gjithashtu tha se do të vazhdojë t’i mbështes fëmijët që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre në çdo fushë që ata kanë talent.

“Sot në lojën e shahut “kundërshtarë” i kisha nxënësit e Vushtrrisë, të cilët më mahnitën me talentin e tyre. Të kaloja pasditën me ta, e të shihja aftësitë e tyre në këtë lojë sfiduese, për mua si Kryetar i Komunës së Vushtrrisë ishte një krenari e madhe. Do të vazhdoj të mbështes më të vegjëlit e komunës, që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre në çdo fushë që kanë talent”, shkroi kryetari i Vushtrrisë.

Të ngjashme