Komuna e Vushtrrisë i largon kabllot e shtyllat nga sheshi “Adem Jashari”, Idrizi thotë se po realizohen premtimet

Vushtrri | 16 Dhj 2022 | 12:50 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Vushtrrisë ka bërë largimin e kabllove dhe shtyllave të rrymës elektrike nga sheshi “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.

Largimi i tyre ishte premtuar nga të gjitha qeverisjes e pas luftës. Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi pasi asistoi në prerjen e kabllove, tha se po ndihet mirë që po realizohen premtimet e dhëna.

Ai më pas shtoi se “t’i lëshohet fryma sheshit” dhe she do të vazhdohet me projekte që synim kanë rregullin e kësaj pjese deri në vitin 2024.

“Po ndihem jashtëzakonisht mirë jo vetëm unë, por të gjithë qytetarët e Vushtrrisë, siç jeni duke parë sot filluam me eliminimin e kabllove dhe të shtyllave, një premtim që ka qenë i imi, por që ka qenë vazhdimisht  i debat i fushatave zgjedhore dhe premtim i vazhdueshëm”.

“Pra është një punë shumë e mirë që tash do t’i lëshohet fryma sheshit dhe do të vazhdojmë tutej me rregullimin e sheshit sipas projekteve që i kemi paraparë për vitin 2023-2024”.

Bastri Xhaferi tha se kryetari Idrizi po i realizon premtimet dhe se e ka përkrahjen e tyre.

“Mendoj që ka qenë premtim i kryetarit dhe po e realizon premtim e dhënë. Sigurisht që është mirë, kryetarin e kemi zgjedh vet, mirë është ka punon e ka edhe përkrahjen qytetare”.

Ndërsa një mërgimtar tha se po i shtohet hijeshia qytetit, duke shpresuar që të largohen të gjitha kabllot, raporton EO.

“Mirë shumë, Ishalla i heqin në të gjitha anët se ja ka prish edhe hijeshinë qytetit. Unë jetojë jashtë po shumë mirë, po duket që po punojnë”.

Të ngjashme