Komuna me Task-Forcë për transformimin e kryeqytetit, Musliu tregon ndryshimet që do të bëhen

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 08:16 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se kanë formuar një Taskë-Forcë me qëllim transformimin e kryeqytetit.

Sipas tij, ky mekanizëm do të dalë me rekomandime sa i përket shumë çështjeve. Musliu thotë shumë rregullore nuk janë përditësuar, prandaj edhe janë paraqitur probleme që po mundohen që t’i sanojnë, siç është ajo për funksionimin e taksive.

Tutje, ai theksoi se janë duke punuar në rregulloren për “Prishtina Parking”, pas ankesave të shumta nga qytetarët.

“Ne jemi duke punuar me Bankën Botërore sa i përket mobilitetit. Dhe kemi krijuar edhe një Task-Forcë brenda komunës së Prishtinës. Task-Forca do të dalë edhe me rekomandime të reja me qëllim që të bëhet transformimi i kryeqytetit”.

“Ne jemi dëshmitar se edhe qyteti po rritet e ndërtohet ndërsa rregulloret nuk janë përditësuar ato janë shumë të vjetra. Është shumë vështirë edhe me iu plotësuar kriteret e asaj rregullore sepse nuk përkojnë me gjendjen reale në të cilën gjendet kryeqyteti andaj jemi duke punuar me një grup punues në rregulloren e taksive. Jemi duke punuar poashtu edhe në rregulloren e Prishtina Parking. Jemi dëshmitar edhe të ankesave të cilat kemi prej qytetarëve sa i përket Prishtina Parkingut prandaj jemi duke punuar në rregulloren e re”.

Musliu tha se do t’i japin zgjidhje edhe menaxhimit të mbeturinave, duke theksuar se do të shtohet edhe numri i kontenierëve.

Ai ka sqaruar se do të nënshkruhet kontrata e re për mirëmbajtjen e ndriçimit publik, raporton EO.

“Gjithashtu jemi duke punuar edhe në rregulloren e menaxhimit të mbeturinave e cila ka shumë mangësi probleme. Edhe me rregulloren e menaxhimit të mbeturinave do t’i japim zgjidhje të përhershme edhe problemit me menaxhimin. Ne jemi duke punuar me GIZ-in dhe kemi bërë një zonim të kryeqytetit i cili ka qenë edhe premtim i kryetarin Rama. Kemi dalë me disa gjetje dhe do të rrisim numrin e lokacioneve. Do të shtohet edhe numri i kontenierëve. Po punojmë në 5 lokacionet e mbeturinave që të jenë nëntokësore e që nuk kanë qenë funksionale”.

“Problem tjetër që jemi duke trajtuar është ndriçimi publik është prej telasheve që kemi trashëguar. Kemi proceduar me kontratën e re dhe po presim nënshkrimin e kontratës që do të bëhet mirëmbajtja e ndriçimit publik. Banesat që janë të pabanueshme gjendja e tyre nuk është e mirë. Ne kemi sektorin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe në teren kanë identifikuar disa prej lokacioneve boshe dhe ato po trajtohen. Kemi inkuadru edhe inspeksionin me qëllim që t’i marrim të gjitha masat”.

No description available.

Të ngjashme