Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim lamtumirës Ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Sh.S. Tamar Ziv.
Sipas njoftimit të Ministrisë, Konjufca e falënderoi ambasadoren Ziv për angazhimin dhe kontributin e saj gjatë mandatit diplomatik, duke vlerësuar rolin e saj si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë në në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Gjatë takimit bëhet e ditur se u vlerësua zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale që nga vendosja e tyre në vitin 2021, si dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
“Zëvendëskryeministri Konjufca i shprehu Ambasadores Ziv mirënjohjen për bashkëpunimin gjatë mandatit të saj dhe i uroi suksese në angazhimet e ardhshme”, thuhet në njoftim.