Konventa e PDK-së e ka miratuar dorëheqjen e Memlit Krasniqi nga pozita e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, raporton Ekonia Online. Por pas fjalimit të kryetarit tashmë të dorëhequr, Memli Krasniqi, Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku tentoi që ta mbyllë për media, duke thënë se ka përfunduar pjesa solemne. Por kjo u kundërshtua nga Xhavit […]
Konventa e miraton dorëheqjen e Memli Krasniqit pasi Xhavit Haliti kërkoi të respektohet statuti
Konventa e PDK-së e ka miratuar dorëheqjen e Memlit Krasniqi nga pozita e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, raporton Ekonia Online.
Por pas fjalimit të kryetarit tashmë të dorëhequr, Memli Krasniqi, Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku tentoi që ta mbyllë për media, duke thënë se ka përfunduar pjesa solemne.
Por kjo u kundërshtua nga Xhavit Haliti i cili “në befasi” doli në foltore.
“Mendoj që pjesa solemne nuk ka përfunduar. Memli e ka paraqitur dorëheqjen. Ne këtu e kemi zgjedhur dhe këtu duhet t’ia miratojnë dorëheqjen është procedurë që duhet me respektu e me zbatu të gjithë. Faleminderit”, tha Haliti.
Pas kësaj kërkese më pas u hedh në votim se kush e pranon dorëheqjen.














