Një super lajm për sportin tonë! Nga 2 deri më 13 korrik 2025, Kosova dhe Shqipëria do ta organizojnë bashkërisht Kampionatin Evropian CEV U16 për Femra.
Me pjesëmarrjen e 27 shteteve nga e gjithë Evropa, ky kampionat do t’i sjellë emocionet e ndeshjeve më të mira të volejbollit në Prishtinë dhe Tiranë.
“CEV ia ka besuar këtë organizim të madh Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV). Ky është një moment historik për të dyja vendet tona, duke e treguar fuqinë e bashkëpunimit në sport! Përgatituni për një verë spektakolare të volejbollit në 2025!”, njofton Federata e Volejbollit të Kosovës.