Kosova e gatshme t’i pranojë vendimet e gjykatave paralele

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 08:17 | Nga

Sistemi paralel i drejtësisë në veri nuk do të bëjë shkëputje të tërësishme nga veprimtaria e deritashme, edhe pasi të ketë kaluar në sistemin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ngase vendimet e marra pas vitit 1999 nga gjykatat të cilat Kosova i ka konsideruar ilegale, nuk do të hidhen poshtë me automatizëm. Për verifikimin dhe pranueshmërinë e tyre do të krijohet një komision i veçantë, i përbërë nga serbë e shqiptarë.

Formimi i këtij komisioni deri më tani është mbajtur sekret nga zyrtarët qeveritarë të përfshirë në dialogun e Brukselit, të cilët nuk kanë treguar asnjëherë se si do të veprohet me ato vendime, që janë shqiptuar edhe pas shkurtit të vitit 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme