Ekonomia Online
FUNDIT

Kosova fiton tetë medalje në Olbia të Italisë

Kosova fiton tetë medalje në Olbia të Italisë

Tetë medalje, prej tyre katër të argjendta dhe po aq të bronzta është bilanci i suksesit të Kombëtares së Kosovës në karate në Kampionatin Mesdhetar për seniorë, juniorë dhe kadetë, të mbajtur në Olbia të Italisë. Të argjendtën për senior e fituan vajzat në ekipore, si dhe Redona Gashi në individuale. Me të bronztën u […]

Tetë medalje, prej tyre katër të argjendta dhe po aq të bronzta është bilanci i suksesit të Kombëtares së Kosovës në karate në Kampionatin Mesdhetar për seniorë, juniorë dhe kadetë, të mbajtur në Olbia të Italisë.

Të argjendtën për senior e fituan vajzat në ekipore, si dhe Redona Gashi në individuale.

Me të bronztën u stolisën, Benjamin Shabani, Behije Mustafa dhe Elmedina Istogu.

Tek juniorët, medalje të argjendtë fituan Ensar Zejnullahu dhe Qëndresa Ibrahimi, ndërsa të bronztën për kadete e fitoi Engjëllusha Isufi.

Të ngjashme