Kosova merr pjesë në Panairin e Librit në Leipzig-24

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Në Leipzig u hap Panairi i Librit dhe pjesë e tij edhe këtë vit ishte vendi ynë, që u përfaqësua nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, e cila prezantoi në shtandin e saj botimet më të reja të Kosovës.

Shtandi i Kosovës në panair u vizitua nga përfaqësues të Panairit të Librit në Lajpcig, po ashtu nga ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, ambasadorja e Shqipërisë në Berlin, Adia Sakiq dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ylber Sela.

Pjesëmarrja e Kosovës në Panairin e Librit në Leipzig u përkrah nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Panairi ishte i hapur deri më 24 mars 2024.

Të ngjashme