Kovaçevski i bën thirrje Kurtit dhe Vuçiqit: Politikanët kanë detyrim të sillen si burrështetas

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka pritur sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Kovaçevski i ka bërë thirrje lidershipit të Kosovës dhe të Serbisë që të marrin vendime të guximshme dhe ta zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe Ohër.

“Me këtë rast si fqinj i Kosovës dhe Serbisë, apelojmë për qetësim të gjendjes dhe implementimin e marrëveshjes që u arrit në Bruksel dhe Ohër për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. E di se ky është proces që përfshinë vendime, por politikanët kanë detyrim të sillen si burrështetas dhe me guxim sado që mund të jetë e vështirë kjo”, ka thënë Kovaçevski, transmeton klankosova.

Të ngjashme