Kremlini: Ka pasur presion për zgjedhjen e kreut të Interpol-it

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Kremlini, përmes zëdhënësit Dmitry Peskov, shprehu keqardhje që kandidati rus nuk e fitoi postin e udhëheqësit të Interpol-it. Organizata ndërkombëtare e policisë zgjodhi të mërkurën president jugkoreanin Kim Jong-yang.

Kim u zgjodh nga 194 shtetet anëtare të Interpol-it në një takim në Dubai. Ai e mundi rusin Alexander Prokopchuk, i cili ka qenë favorit për të fituar.

Megjithatë, ka pasur shqetësime se Prokopchuk do ta shfrytëzonte rolin e presidentit për të shënjestruar kritikët e presidentit rus, Vladimir Putin. Pas votimit të mërkurën, Kremlini tha se ka pasur “presion të qartë nga jashtë” për zgjedhjen e kreut të ri të Interpol-it.

Moska tha se Prokopchuk do të vazhdojë të shërbejë si zëvendëspresident i Interpolit dhe do të ndihmojë në forcimin e “pozitës së organizatës në komunitetin ndërkombëtar të policisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme