Kroacia me pikë maksimale, Argjentina me 4 – shkojnë tutje

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 22:01 | Nga

Ndeshja kundër Nigerisë ishte rasti i fundit për Argjentinën që të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt, e këtë rast e shfrytëzuan mjaft mirë argjentinasit.

Ylli i Barcelonës dhe i Argjentinës, Lionel Messi ishte i pari që shënoi në këtë ndeshje në minutën e 14-të, por pjesa e dytë filloi në favorin e nigerianëve.

Në minutën e 51-të ishte mbrojtësi i Chelseat, Victor Moses, i cili nga pika e penaltisë barazoi rezultatin. Pas një pjese të dytë në ethe për Argjentinën, mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marcos Rojo arriti të shënojë gol në minutën e 86-të, për ta dërguar Argjentinën tutje.

Image may contain: 3 people, people playing sports, grass and outdoor

Image may contain: 1 person, playing a sport, stadium and outdoor

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Në anën tjetër Kroacia mundi Islandën me rezultat 2 me 1, me golat e Milan Badelj dhe Ivan Perisic. Ndërsa Islanda golin e saj të vetëm e shënoi me anë të Gylfi Sigurdsson nga pika e 11 metërshit.

Kroacia kualifikohet në vendin e parë me 9 pikë pas 3 ndeshjeve, ndërsa Argjentina arrin të kualifikohet me 4 pikë.

Image may contain: 1 person, playing a sport, stadium and outdoor

Image may contain: one or more people, stadium and crowd

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

Image may contain: 3 people, people smiling, people playing sports and outdoor

Image may contain: 3 people, people playing sports, stadium and outdoor

Të ngjashme