KRU ”Gjakova”: Defekt në gypin fi 300 në fshatin Bec, ndërpritet uji përkohësisht

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se për shkak të një defekti në fshatin Bec, janë detyruar ta ndërprenë furnizimin me ujë për disa fshatra.

Sipas një komunikate për medie KRU “Gjakova”, ka bërë të ditur se fshatrat pa ujë të pijshëm do të jenë fshati Bec, Meqe, Vraniq, Dblibare dhe Bordosan.

“Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se për shkak të paraqitjes së defektit në gypin furnizues fi 300 në fshatin Bec, jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për fshatrat; Bec, Meqe, Vraniq, Doblibarë dhe Bordosan”.

“Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, deri atëherë, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme