KRU “Gjakova” kërkon nga qytetarët të kryejnë pagesat e ujit

Gjakovë | 23 Maj 2022 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

KRU “Gjakova” ka apeluar tek qytetarët që t’i paguajnë më kohë faturat e ujit.

“Apelojmë tek konsumatorët se në momentin që pranojnë faturën e ujit të kryejnë obligimet e tyre në baza mujore si detyrim kundrejt ujit të shpenzuar. Në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve tuaja,  jemi të detyruar  të aplikojmë  procedurat  përmbarimore”.

“Ftojmë konsumatorët  që të përmbushin obligimet e tyre  si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit. E njëjta vlen për  gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova” ( Gjakovë, Rahovec, Prizren), duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri. Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!”.

Të ngjashme