Kryesia e Kuvendit nuk ka mundur të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, sikur kishin kërkuar 43 deputetë për të shqyrtuar shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Në mbledhjen e Kryesisë të thirrur në orën 21, kryetari Kadri Veseli tha se për shkak të mungesës së kuorumit Kryesia nuk mund të marrë vendim për procedimin e Projektligjit për mendim në qeveri, raporton Ekonomia Online.
Mbledhja e Kryesisë shtyhet për një ditë tjetër
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, Nismës dhe AAK-së; ndërsa munguan LDK, Vetëvendosje e Lista Serbe.
Ahmet Isufi i AAK-së tha se kjo situatë është joserioze, pasi 43 deputetë kanë vënë nënshkrimet e tyre për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.
Edhe Bilall Sherifi i Nismës tha se kur më shumë se 40 deputetë kërkojnë seancë, Kryesia duhet ta çojë në Kuvend e atje të diskutohet.