Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot kryetarin e PREBK-së, Albert Kinolli

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, nënkryetarin e kësaj partie Rasim Krasniq dhe anëtaren e Komitetit për Komunitete, Lejla Veshalli.

Mirëqenia infrastrukturore dhe ajo sociale ishin tema të diskutimit, pasi, komuniteti rom ka fuqi punëtore të kualifikuar gjë që përmirësimet në arsim po rezultojnë me mundësi më të mira për punësim.

Kryetari Totaj u shpreh se ky komunitet ka trashëgimi unike dhe si Qeverisje Lokale ndër prioritete është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim.

Të ngjashme