Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, takoi fituesit e “Shkencëtari i ri 2022”! Inbox

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Në garën “Shkencëtari i ri 2022”, ku morën pjesë nxënës të klasave të X, XI dhe XII të gjimnazeve të komunave të Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, në fushën e shkencave të natyrës (Fizikë, Kimi dhe Biologji), nxënësit prizrenas u shpallën fitues në edicionin e sivjetmë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, takoi, sot, nxënësit e shkëlqyeshëm: Rizaxhan Shari, Edlira Shehu, Fëllënza Egegji dhe Dhurata Daka, të shoqëruar nga profesori Vedat Shala, koordinator në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Me këtë rast, Kryetari Totaj uroi nxënësit për arritjet dhe mësimdhënësit për punën fisnike për edukimin e gjeneratave të reja që çdo ditë na gëzojnë me suksese.

Të ngjashme