Kryetari Lladrovci pret përfaqësues të Partisë së CDU-së nga Gjermania

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka pritur në takim kandidatin për Deputet në Parlamentin Evropian nga Partia CDU, Ulrich Beul, kryetarin e Forumit Rinor i partisë së CDU-së, Silvio Crapis, shefin e kabinetit të ministrit ne Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe Botërore, David A. Lüngen, zyrtarin e lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme ne Gjermani Besnik Kelmendi dhe anëtarin e Kuvendit Komunal në Dren. as Bedri Nika.

Lladrovci ka njoftuar të pranishmit për punën dhe aktivitetet e Komunës së Drenasit dhe ka kërkuar nga ta që të përkrahin Kosovën ne agjendat evropiane për liberalizimin e vizave dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai po ashtu ka kërkuar që të ftojnë bizneset gjermane për të investuar në Kosovë, veçanërisht në Drenas, pasi që ka një klimë të mirë për të investuar dhe do ju krijohen kushtet për investime.

Kandidati për Parlamentin Evropian për zgjedhjet e Majit të vitit 2019, Ulrich Beul ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka thënë se përkrahja nga shteti gjerman për Kosovën nuk do të mungojë, qe edhe Kosova të jetë pjesë e BE-së pa kufizime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme