Lladrovci priti në takim drejtoreshën e QPDG-së, Kadire Tahiraj

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Më rastin e festave të fund vitit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave, Kadire Tahiraj.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar për punën drejtoreshën Tahiraj dhe ka thënë se bashkëpunimi dhe përkrahja do të vazhdoj edhe ne të ardhmen për fuqizimin e gruas në shoqërinë tonë.

Drejtoresha Tahiraj ka informuar kryetarin Lladrovci për punën, sfidat dhe të arritura një vjeçare të organizatës, njëherit ka falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti dhe ka uruar që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në vitin e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme