Kryetari Lladrovci uron të gjithë besimtarët Mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, më rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman.

Kryetari Lladrovci ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit, sjell me vete edhe përkushtimin e solidarizimin tek të gjithë njerëzit, duke fuqizuar vlerat në të gjithë komunitetin mysliman dhe më gjerë.

“Muaji i bekuar i Ramazanit, sjell me vete fisnikërimin e shpirtit me agjërim dhe adhurim të Zoti. Për dallim nga vitet tjera, ky muaj ka edhe sakrificat e veta në gjithë globin, për shkak të gjendjes së krijuar nga covid-19. Shumë rite të besimit, janë ndaluar e fatkeqësisht edhe gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit do të ndalohen, me shpresën që të tejkalojmë sa me shpejtë. Uroj të gjithë qytetarët e Drenasit, muajin e bekuar të Ramazanit dhe lus që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në largimin e këtij virusi.

Besimi ndaj Zotit e Islamit, nuk është i domosdoshëm me falje e vizita në Xhamia e familje gjatë kësaj kohe, atë mund të bëni edhe nga shtëpitë e juaja. Uroj që së bashku të ja dalim”, ka thënë kryetari Lladrovci në urimin e tij drejtuar qytetarëve të Komunës së Drenasit, duke uruar që festën e Fitër Bajamit të festojmë të bashkuar. ​

Të ngjashme