Rama: Prishtina ofron mundësi për zhvillimin e agro-turizmit, prioritet ndërtimi i infrastrukturës

Prishtinë | 02 Tet 2022 | 10:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Prishtina ofron mundësi për zhvillimin e turizmit dhe agro-turizmit.

Tutje, ai tha se prioritet kryesor është ndërtimi i infrastrukturës për të bërë më të lehtë qasjen nga zona urbane në rurale.

“Prishtina ofron mundësi për zhvillimin e turizmit dhe agro-turizmit dhe shohim Prishtinës me potencial më të madh për turizëm dhe që munden mu shëndrru në motor të zhvillimit ekonomik. Si pjesë e trashëgimisë për të ofruar mundësi për zhvillim ruajmë vlerat dhe traditat tona”.

“Me urgjencë domosdoshmëri për zhvillim e turizmit janë ndërtimi i infrastrukturës duke ofruar qasje më të lehtë të zonës urbane në ato rurale, ndërtimi i shtigjeve për biçikleta, zhvillimi i hapësirave për mbajtjen e festivaleve të ndryshme. Kemi paraqitur projekteve nga Unioni i Bashkive Shqiptare si projekti i turizmit rajonal, muzeu i lëvizshëm “Tirana vjen tek ti”, Tirana si destinacion i turizmit, promovimi i destinacioneve turistike”.

Drejtoresha Ekzekutive, Andriola Kambo theksoi se duhet sa më shumë bashkëpunim sa i përket turizmit.

“Edhe këtë vit kemi përvjetorin e Pavarësisë. Do të mundohemi që të bashkëpunojmë më shumë sa i përket turizmit. Gjithë kjo krizë globale na bëri të jemi më afër njëri tjetrit. Strategjia e unionit do të jetë edhe sporti. Besoj që është detyrë të bëjmë kontributin për promovimin e këtyre destinacioneve”.

LEXO EDHE:

Të ngjashme