Kundër Ushtrisë së Kosovës rreshtohen veriu dhe Beogradi

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 15:03 | Nga

Lista Serbe ka kumtuar se në Kuvendin e Kosovës nuk do të votojë për propozim ligjet e Qeverisë së Kosovës për shndërrimin Forcës së Sigurisë Kosovës në Ushtri të Kosovës, transmeton Koha.net,

Nënkryetari i kësaj Liste, Igor Simiq i ka thënë se përfaqësuesit e kësaj liste në Kuvendin e Kosovës nuk do të përkrahin propozimin, sepse, sipas tij, shndërrimi i FSK-së në forcë të armatosur është “në kundërshtim me interesat e popullit serb, me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe me Marrëveshjen e Kumanovës”.

“Marrëveshja e Kumanovës të vetmin formacion legjitim ushtarak e parasheh KFOR-in. E KFOR-i në hapësirën e Kosovës ka ardhur pas pajtimit të Beogradit zyrtar”, ka thënë Simiqi,

ka shtuar se Qeveria e Kosovës në këtë mënyrë po e shkel ligjet e e veta.

“Kjo është përpjekje që të anashkalohet procedura juridike që kërkon votat e serbëve dhe kjo është ftesë që bashkësia ndërkombëtare të reagojë e urgjentisht”, ka thënë Simiq.

i Këshilli për Kosovën ë Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka thënë për rts se hapi i Qeverisë së Kosovës për Ushtrinë tregon për mos gatishmërinë gjithnjë e më të madhe të saj që të arrijë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Kjo gjithsesi sjell dëm dhe destabilizon bisedat që po zhvillohen lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës”, ka thënë Drecun.

Ai ka shtuar se formacioni ushtarak i Kosovës do të ketë edhe forcat për reagim të shpejtë për të cilat ia shfaqur druajtjen se ato mund të ndërhynë në veriun e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme