Kur Kina mbledh ADN-të e ujgurëve me ekspertizën amerikane

Prishtinë | 17 Mar 2019 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e quajtën kontroll shëndetësor pa pagesë. Tahir Imin i kishte disa dyshime.

Ata i nxorën gjak nga vena këtij myslimani 38-vjeçar, ia skanuan fytyrë, xhiruan zërin dhe ia morën gjurmët e gishtërinjve, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Nuk u lodhën t’ia kontrollonin zemrën apo veshkat, ndërsa e kundërshtuan kërkesën e tij për t’i parë rezultatet.

“Ata më thanë: ‘Nuk ke të drejtë ta kërkosh këtë gjë’”, ka thënë Imin. “’Nëse do që të pyesësh më tutje’, më thanë ata, ‘mund të përfundosh në polici’”.

Imini ishte vetëm njëri prej miliona qytetarëve që janë bërë pjesë e fushatës së gjerë kineze të vëzhgimit dhe shtypjes.

Për t’i treguar dhëmbët, autoritetet kineze po i mbledhin të dhënat e ADN-së. Ama e pazakonta qëndron te fakti se për ta bërë këtë gjë ata e gëzojnë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme