Kursimi i rrymës mund ta lërë kryeqytetin pa dekorime të fundvitit

Foto nga arkivi i Ekonomia Online
Prishtinë | 12 Nën 2022 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Ndryshe nga festat e kaluara të fundvitit, sivjet me qëllim të kursimit të energjisë elektrike ende nuk është vendosur nëse do të ketë dekorime në sheshin e Prishtinës.

Megjithëkëtë, Komuna ka ndarë 70.000 euro dhe është në komunikim me nivelin qendror për shqyrtimin e kësaj pike.

“Bazuar në Vendimin e Qeverise me nr.28/96 për Masat detyruese për kursim të energjisë – në masat detyruese të ndriçimit publik të këtij Vendimi pika 2 thuhet: ‘Të ndalohet i gjithë ndriçimi dekorativ në hapësira publike’”, thuhet në përgjigjen e Komunës për emisionin “Ju Flet Prishtina”.

E, marrë parasysh vitet e kaluara, sipas njohëses së çështjeve kulturore, Besa Luzha, dekorimet edhe bëjnë bashkë qytetarë nga mbarë vendi duke i bërë më të këndshme festat.

Se mund të gjendet zgjidhje alternative e thotë njohësi i çështjeve të energjisë, Vezir Rexhepi, megjithëse e konsideron të duhur idenë e kursimit.

Të ngjashme