Kurti në Tiranë për Procesin e Berlinit, pritet nga Rama

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 11:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit.

Ai u prit, si të tjerët, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kurti nuk pranoi të flasë për gazetarët.

Më herët, në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit ka mbërritur edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet sot në Tiranë ku mblidhen liderët e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky samit është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri. Punimet e samitit zhvillohen në godinën e rikonstruktuar të Piramidës.

Të ngjashme