Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për humbjen e mbrëmshme të Kombëtares së Kosovës ndaj Rumanisë. Ai ka thënë se nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por është vetëm fillimi.
Kurti përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova pati mbrëmje të vështirë dhe një fillim që nuk ishte i dëshiruar.
Megjithëse, i pari i qeverisë u shpreh se ishin “dardanët” ata që ngritën shpesh në këmbë popullin e Kosovës, me golat e tyre.
“Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë”, tha tutje Kurti.
“Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!”, shkroi shefi i ekzekutivit.