Kurz: Zgjidhja e kontestit të emrit është shumë e rëndësishme për BE-në

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Kancelari austriak Sebastian Kurz këtë mëngjes në fjalimi kryesor në Parlamentit Evropian përshëndeti kthimin e Ballkanit Perëndimor në qendër të shqetësimeve evropiane dhe theksoi rëndësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit.

Sebastian Kurz sot në mëngjes mbajti fjalim para eurodeputetëve të Strasburgut në kuadër të debatit të udhëheqjes austriake me presidencën e BE-së.

Duke folur për prioritetin e tretë të presidencës austriake me BE-në, politikat fqinjësore, Kurz tha se “si autriak jam mjaftë falënderues me kthimin e Ballkanit Perëndimor në qendër të preokupimeve të BE-së”.

“Është shumë e rëndësishme të kemi shtete të forta në Ballkanin Perëndimor, ishte shumë e rëndësishme që të zgjidhet kontesti për emrin e Maqedonisë, si dhe kontestin në mes Serbisë dhe Malit të Zi, kjo është shumë e rëndësishme për perspektivën evropiane”, tha Kurz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme