Kush po e refuzon evakuimin e diplomatëve nga Ukraina?

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë duke i evakuuar familjarët e diplomatëve nga Ukraina, por Bashkimi Europian njofton se familjarët e diplomatëve europianë, do të mbesin aty tash për tash, pavarësisht frikës nga invazioni rus.

Departamenti Amerikan i Shtetit tashmë ka bërë me dije që familjarët e stafit të Ambasadës së SHBA’së në Kiev duhet ta lëshojnë Ukrainën. Po ashtu ka njoftuar se stafi jo esencial i ambasadës mund ta largohet nga Ukraina me shpenzime të qeverisë amerikane.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ambasada në Kiev do të mbetet e hapur dhe se njoftimi i së shtunës së kaluar nuk do të thotë se bëhet fjalë për evakuiim.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndërkaq ka njoftuar të hënën se një pjesë e stafit të ambasadës dhe familjarët e tyre po largohen por jo edhe ata europianë.

Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell ka thënë se blloku nuk do t’i ndjek amerikanët dhe britanikët.

“Nuk do të bëjmë të njëjtën gjë sepse nuk do dimë për ndonjë arsye specifike” ka thënë Borrell pak para nisjes së takimit me shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE’së të cilëve do t’u bashkohet me anë të videolidhjes edhe Sekretari Amerikan Antony Blinken.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme