Shtetet që po ‘bllokojnë’ mbledhjen e Këshillimit të Sigurimit në OKB për Kosovën

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 08:53 | Nga Ekonomia Online
“Novosti” shkruan sot se katër shtetet e fuqishme mundohen të parandalojnë që në rend të ditës në mbledhjen e 8 nëntorit të jetë diskutimi mbi gjendjen në Kosovë.
Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Suedia do ta sabotojnë mbledhjen e radhës në Këshillin e Sigurimit në OKB.

E përditshmja serbe “Novosti” shkruan sot se katër shtetet e fuqishme mundohen të parandalojnë që në rend të ditës në mbledhjen e 8 nëntorit të jetë diskutimi mbi gjendjen në Kosovë.

Raporti i sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres rreth gjendjes në Kosovë ishte paraparë të ishte temë diskutimi edhe në mbledhjen e gushtit.

Por, Britania e Madhe si kryesuese e asaj kohe në Këshill të Sigurimit, e kishte refuzuar propozimin e tij, transmeton lajmi.net.

Njësoj ndodhi edhe në shtator kur kryesues ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, rotacioni i kryesuesve ka kaluar tek Kina e cila në mbledhjen e radhës ka future në rend të ditës raportin e Guterresit për Kosovën.

Edhe pse rendi i ditës ende nuk është konfirmuar, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Suedia mundohen që sërish ta anashkalojnë diskutimin për Kosovën, transmeton lajmi.net.

Andaj, “Novosti” shkruan se Serbia është në kontakt të vazhdueshëm me Kinën duke kërkuar caktimin e rendit të ditës në mënyrë teknike dhe jo mbi bazën politike e kjo mund të arrihet vetëm me votat e shumicës.

Kjo nënkupton se vota e Kinës dhe Rusisë do të ketë peshën e njëjtë me të tjerët ku nga 15 anëtarët e deritashme, Kosovën si shtet e kanë njohur nëntë prej tyre.

Të ngjashme