Kuvendi i Gjilanit miraton kërkesën për lirimin deri në 100 euro nga tatimi, MF-ja s’e lejon

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse Ministria e Financave ka njoftuar se komunat nuk kanë kompetencë për lirim nga tatimit, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar një kërkesë për këtë çështje.

Sipas vendimit qytetarët do të lirohen deri në 100 euro nga pagesa për tatimin, transmeton KlanKosova.tv.

“Ky rekomandim i Grupit të këshilltarëve të LVV, është mbështetur nga Kuvendi me 27 vota për, një kundër dhe një abstenim. Edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni i ka inkurajuar këshilltarët komunalë që ta mbështesin propozimin, duke thënë se komunat nuk do të dëmtohen, pasi pret që qeveria t`ua rimbursojë këtë shumë”, thuhet në njoftim.

Komuna e Gjilanit drejtohet nga Alban Hyseni që vjen nga Vetëvendosje.

Të ngjashme