Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota, votoi ndryshimet kushtetuese për emrin

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka votuar ndryshimet kushtetuese. Pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë siç raportoi gazetari jonë nga Kuvendi, gjatë ditës së nesërme pritet që qytetareve t’ju drejtohet kryeministri Zoran Zaev, shkruan Alsat-M.

Ndërkohë para Kuvendit vazhdojnë protestat e qytetarëve të cilët nuk pajtohen me ndryshimet kushtetuese. Situata para Kuvendit është e qetë dhe pa incidente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme