Kuvendi i Serbisë mblidhet sot për konstituim

Prishtinë | 06 Shk 2024 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e rinj të Kuvendit të Serbisë do të mblidhen këtë të martë në seancën konstituuese.

Në rend të ditës janë gjashtë pika, ndërkaq e para prej tyre është konfirmimi i mandatit të deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 dhjetorit.

Më pastaj vijnë zgjedhja e kryetarit të kuvendit, zgjedhja nënkryetarit, emërimi i sekretarit të përgjithshëm, zgjedhja e trupave punuese dhe e anëtarëve të përhershëm të delegacioneve në institucione ndërkombëtare, raporton Euronews.rs.

Nga zgjedhjet e fundit në parlamentin serb kanë hyrë 10 lista zgjedhore, pesë prej të cilave janë nga minoritetet.

Në këtë seancë si deputet do të betohet edhe Shaip Kamberi, që do të jetë shqiptari i vetëm në kuvendin serb.

Të ngjashme