Trepça nuk do të shkojë në likuidim. Kjo pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro ligjit i cili nuk do të lejojë që gjiganti ekonomik Trepça të menaxhohet nga të tjerët.
93 deputetë kanë marrë pjesë në votimin për miratimin e Ligjit të Trepçës.
Prej tyre 79 kanë votuar pro, asnjë kundër dhe 14 abstenime.
Në leximin e parë Ligjin për Trepçën moti 82 vota për, asnjë kundër dhe 12 abstenime.
Nëse Ligji për Trepçën nuk do të hynte në fuqi deri më 2 nëntor, gjiganti ekonomik do të mund të shkonte në likuidim sipas vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme.
Mosfunksionalizimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe procedurat e prokurimit publik e kanë rrezikuar Trepçën për të cilën pastaj do të vendosnin të tjerët, ndërsa AKP-ja ka dështuar ta bëjë me kohë studimin e fizibilitetit për Trepçën.
Ndërsa Kryeministri Isa Mustafa ditë më parë kishte premtuar gjatë një seance në Kuvend se Ligji për Trepçën do të jetë në fuqi deri më 2 nëntor.