Me 83 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin nr. 11/L-025 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Marrëveshja synon të mundësojë transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet në tjetrin, në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara në të.