Larg politikës, çifti Obama nisin një biznes të ri

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 09:43 | Nga

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, kanë befasuar të gjithë me deklaratën e fundit.

Përmes rrjetit social “Twitter”, kompania e filmave “Netflix” ka deklaruar se ish-presidenti Obama me bashkëshorten e tij kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me këtë kompani, shkruan lajmi.net.

Kontrata është disavjeçare dhe bazuar në marrëveshje do të prodhojnë filma dhe seriale për këtë kompani.

“Presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama kanë hyrë në një marrëveshje shumëvjeçare për të prodhuar filma dhe seriale për Netflix”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e “Netflix”.

Në njoftim janë dhënë në detaje edhe filmat të cilët do të prodhohen sipas kësaj marrëveshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme