Largohen deponitë e mbeturinave në Samadrexhë, Idrizi: Na ndihmoni ta pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin

Prishtinë | 05 Mar 2023 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se sot gjendet në terren, më saktësisht në fshatin Samadrexhë të kësaj komune.

Idrizi tha se bashkë me kompaninë e pastrimit “Uniteti” dhe me Këshillin e fshatit filluan largimin e deponive të mbeturinave.

“Sot në mëngjes bashkë me kompaninë “Uniteti”, Këshillin e fshatit Samadrexhë dhe shumë qytetarë filluam largimin e deponive të mbeturinave dhe pastrimin e ambientit në fshatin Samadrexhë. Po e fillojmë me këtë fshat, për të vazhduar në tërë territorin e Komunës së Vushtrrisë. Na ndihmoni ta pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin”, shkroi Idrizi.

Të ngjashme