Latifi flet për situatën pas reshjeve: Kompanitë e angazhuara po veprojnë me masa mbrojtëse

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka folur për situatën që është në këtë qytet pas reshjeve të shumta atmosferike.

Ai, me anë të një postim në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se në terren kanë dalë kompanitë e angazhuar dhe janë duke u marrë me situatën.

“Reshjet e shumta të shiut dukshëm kanë rritur nivelin e ujit në Drinin e Bardhë, posaçërisht deri tash më e ngarkuar situata paraqitet në Gexhë, Çifllak, Dobidol…derisa ka toka të përmbytura brigjeve të tij, kompanitë e angazhuara po veprojnë me masa mbrojtëse”, ka shkruar Latifi.

Të ngjashme