Latifi kërkon listën e familjeve që kanë nevojë për pako ushqimore dhe higjienike

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Pas situatës së krijuar nga rreziku i infeksionit COVID-19, ka shumë familje të cilat në këto ditë jo të lehta kanë nevoja të shumta dhe nuk kanë mundësi për të përmbushur kërkesat themelore për familjet e tyre, andaj kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka apeluar te të gjithë kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane në Qytetin e Rahovecit, që sa më shpejtë të jetë e mundur, të i dërgojnë listën e familjeve që kanë nevojë për pako ushqimore dhe higjienike.

“Ky apel bazohet edhe në vendimin e fundit të marrë për themelimin e Nënshtabeve Lokale për parandalimin e infeksionit COVID-19, e të cilat duhet të jenë në koordinim të plotë me Shtabin e Posaçëm Emergjent Komunal në Rahovec. Lista duhet të përmbajë: emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, vendbanimin dhe numrin e anëtarëve të familjes”thuhet në komunikatë.

Të ngjashme